Drejtori i Policisë në Elbasan e kalon fshehjen e “patentave” në Tiranë

Drejtori i Policisë në Elbasan e kalon fshehjen e “patentave” në Tiranë

428
0
Shares

Drejtori i komanduar policisë së Elbasanit, Altin Qato ka reaguar pas akuzave se të dhënat rreth arrestimit të biznesmenit Orest Cota janë fshehur nga policia.

Sikurse ka deklaruar Qatos materialet janë dërguar në Prokurori, dhe se policia nuk ka fshehur asgjë. Ai thotë se O.S. është arrestuar më datë 2 nëntor për fshehje të të ardhurave.

“Në mjetin e O.S. u gjetën para dhe patentat e Saimir Tahirit. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale dhe janë dërguar menjëherë në Prokurori.  Çdo veprim është bërë transparent. Për çdo gjë është vënë në dijeni prokurori i çështjes, ndërsa policia është tej mase e angazhuar për të bërë detyrat e veta. S’mund të nxjerrim të dhënat e sekretit hetimor. Gjithastu po identifikojmë të gjitha problematikat në Elbasan,” është shprehur Qato.

Policia e Elbasanit mbajti të fshehur faktin e patentave në emër të Saimir Tahirit. Fakti u bë publik vetëm nga një dalje për emdsiat e kreut të PD, Lulzim Basha i cili akuzoi policine për fshehje provash në lidhje me Saimir Tahirin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY