DETAJE/ Policia e Elbasanit prish provat e 863 mijë eurove të Orestit...

DETAJE/ Policia e Elbasanit prish provat e 863 mijë eurove të Orestit dhe dy patentave të Saimirit

263
0
Shares

Gjykata e Elbasanit, mëngjesin e kësaj të shtune, vendosi të lërë në burg Orest Sotën e kapur pak ditë më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta për drejtim të mjeteve lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.
Burime pranë Prokurorisë së Elbasanit janë shprehur për Top Channel se policia ka bërë vetë numërimin e parave, duke shtuar gjurmët e gishtave që mund të identifikoheshin në kartëmonedhat e sekuestruara.
Hetimi për paratë e gjetura pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda sepse Prokuroria e Elbasanit nuk ka kompetencën për të zhvilluar hetimin pasuror ndaj të riut dhe për të verifikuar mënyrën se si ka gjeneruar 863 mijë euro kesh të pashoqëruar me asnjë faturë apo mandat.
Gjithashtu, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar verifikimin edhe të dy patentave për mjete lundruese në emër të Saimir Tahirit, ndërsa pritet që shumë shpejt të merret në pyetje edhe shoferi i Tahirit, për të cilin Sota ka pretenduar se ka miqësi.
Gjatë seancës gjyqësore, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se ndaj Sotës janë ngritur akuzat e pastrimit të produkteve të veprës penale dhe fshehje e të ardhurave, që kanë të bëjnë me shumën e konsiderueshme të eurove që i janë gjetur. Gjithashtu, ai akuzohet për mosbindje të punonjësit të policisë, pasi ka tentuar të largohet për t’iu shmangur kontrollit të policisë si dhe drejtim mjeti pa dëshminë përkatëse.
25-vjeçari Sota e ka justifikuar shumën e 863 mijë eurove si pagesë që duhet të bënte për blerje hekuri pranë kompanisë “Kurum”.
Për dy patentat në emër të Saimir Tahirit, ai tha se ato mund të jenë lënë aty nga shoferi i Tahirit me të cilin ka miqësi. Ndërsa ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me Saimir Tahirin dhe se e njeh thjesht si ish-ministër dhe deputet, Prokuroria e Elbasanit nisi verifikimet mbi aktivitetin e Sotës dhe nëse mund të justifikojë shumën që i është gjetur.
Në emër të Orest Sotës, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është shoqëria “Eco Contruksion and Partners”, e hapur më 6 shkurt të vitit 2015 dhe një ndër punët e para të saj ka qenë rikonstruksioni i komisariatit numër 6 në kryeqytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY