Policia e Shtetit sqaron përse janë bllokuar pikat e kalimit kufitar me...

Policia e Shtetit sqaron përse janë bllokuar pikat e kalimit kufitar me Greqinë

223
0
Shares

Raportimet për bllokim të qindra qytetarëve shqiptarë dhe rradhë kilometrike udhëtarësh në tre pikat kufitare me Greqinë, kanë sjellë edhe një reagim nga Policia e Shtetit. Policia konfirmon se situata e rënduar është produkt i problemeve teknike në sistemin kompjuterik të palës greke. Në njoftimin për mediat nënvizohet se me të njëjtin problem pala greke është përballur edhe në pikat kufitare me Bullgarinë apo Maqedoninë. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për gjendjen e krijuar dhe thekson se problemi do të marrë zgjidhje përfundimtare në orët e pasdites.

Deklarata e Policisë së Shtetit:

Në lidhje me situatën e krijuar në Pikat e Kalimit Kufitar për në Greqi, ju informojmë se: Policia Kufitare ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me policinë kufitare greke, ku nga komunikimi me autoritetet policore greke, rezulton se: Që prej mbrëmjes së djeshme, sistemi kompjuterik i palës greke ka shfaqur probleme teknike deri në bllokimin e plotë të tij. Sistemi kompjuterik është bllokuar për shkaqe teknike, jo vetëm në kufirin më Shqiperinë, por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë. Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kane të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e difektit në sistem. Policia Kufitare ka mbajtur kontakt të pandërprerë me Policinë Greke, ku është marrë përgjigjie se po punohet për rregullimin sa më shpejt të sistemit. Pala greke pretendon se deri sot pasdite ky difekt të rregullohet dhe të filloje lëvizja e qytetarëve me funksionimin normal të sistemit. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të mjeteve që të mos dynden në pikat e kalimit duke krijuar radhë e konfuzion, pasi me të marrë njoftim nga pala greke për rregullimin e sistemit, do t’ju njoftojmë nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY