Vasili: Heshtja e Ministrisë së Brendshme për ortakun e Saimir Tahirit e...

Vasili: Heshtja e Ministrisë së Brendshme për ortakun e Saimir Tahirit e bën palë me krimin

135
0
Shares

Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehet se është e dyshimtë heshtja e policisë dhe Ministrisë së Brendshme për ndalimin e Orest Sotës në Elbasan dhe gjetjen e mbi 800 mijë eurove dhe dy patentave të Saimir Tahirit në makinën e tij. Vasili i kërkon institucionit të Ministrisë së Drejtësië ti japë shpjegime shqiptarëve se përse u bë palë me krimin dhe banditizmin në këtë fshehje të turpshme të informacionit.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Pse heshti(?!)…..për ditë të tëra Ministria e Brendshme për 863 mijë eurot?
Banditizmi u shfaq sheshit me 863 mije euro te pista neper makina, shto patentat e ish-ministrit etj….
Ngjarja u fsheh ne menyre te turpshme dhe mafioze per dite te tera nga policia.
Ministria e Brendshme heshti. Eshte pale?! Apo mbron pushtetin e kryeministrit dhe ish ministrit është duke shkelur ligjin? Ka presion qe te mos flase? Do vazhdoje te bashkjetoje me kete polici te kapur koke e kembe nga krimi? Duke mos folur, a mos ndihmon te fshihen provat?
Pergjigja e qarte dhe me veprime te forta e ketyre pyetjeve ndan perfundimisht se me kë eshte ministri dhe ministria e Brendshme me shqiptaret kunder krimit dhe trafikanteve apo me kryeministrin qe hesht perpara krimit dhe trafikanteve kliente te tij, si edhe u mbyll gojen te tjereve per te mos folur per te.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY