Pas Kakavijës bllokohet kalimi dhe në Kapshticë e Qafë Botë

Pas Kakavijës bllokohet kalimi dhe në Kapshticë e Qafë Botë

306
0
Shares

Problemi me rradhët e gjata të udhëtarëve në pritje për të kaluar në shtetin grek nga pika kufitare e Kakavijës, po shfaqet edhe në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë dhe atë të Qafë Botës në Sarandë. Edhe në Kapshticë e Qafë Botë, pala greke i justifikon rradhët e gjata dhe moslejimin e kalimit të shqiptarëve më problemet në sistemin kompjuterik. Autoritetet doganore bëjnë me dije se pala greke lejon të kalojnë kufirin vetëm personat me dokumente greke, ndërsa pala shqiptare punon pa probleme. Ndërkohë janë shënuar dhe shumë raste kthimi për ata që nuk kanë dokumente greke apo të zonës Shengen. Qytetarët, disa prej të cilëve që prej mbrëmjes së djeshme në pritje në kufi, shprehen të indinjuar se kanë shumë orë në pritje dhe se nuk kanë informacion të detajuar përveç faktit se nuk punon sistemi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY