Dosja me emra që solli ministri italian, trondit qeverinë – Një kopje...

Dosja me emra që solli ministri italian, trondit qeverinë – Një kopje edhe në duart e Lulzim Bashës

722
0
Shares

Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti, solli në Tiranë një dosje të detajuar, me të dhëna konkrete për kokat e trafikut të drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë. Fatmir Xhafaj preferoi ta presë i vetëm në zyrë homologun italian. Informacioni u mbajt i fshehtë për Haki Çakon.
Mosbesimi për Policinë e Shtetit nuk është risi. Ra në sy edhe në aksionin e Babicës, kur u godit magazina e kanabisit të Habilajve. Përgjimet iu dërguan ekskluzivisht Prokurorisë.
Mbetet për t’u parë si do të reagojë qeveria shqiptare pasi u njoh me materialet që solli Marko Miniti në Tiranë.
Dilema për t’i goditur apo jo kokat e trafikut të drogës, që mbushën Italinë me kanabis u vu re edhe në fjalimin e Fatmir Xhafajt sot. Ministri ynë i Brendshëm i tha italianëve se fajin për trafikun e miliona eurove drogë, e kishin fermerët e gënjyer dhe policët që heshtën.
Vetë Edi Rama nuk preferoi të njihet me materialet që solli Marco Minniti në Tiranë. Kryeministri fluturoi në Marok, për “në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore”.
Por mungesa e Ramës ka qenë e parashikuar.
Lulzim Basha u ftua në rezidencën e ambasadorit italian në Tiranë. Një kopje e dosjes ishte përgatitur edhe për kreun e Partisë Demokratike.
Loja është e qartë; Nëse qeveria nuk vepron, në media priten të dalin të tjera përgjime dhe prova që implikojnë njerëz të rëndësishëm pranë Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY