Reagimi i kompanisë së hekurit, 800 mijë euro në makinën e Orest...

Reagimi i kompanisë së hekurit, 800 mijë euro në makinën e Orest Sotës nuk ishin për shlyerje pagese

887
0
Shares
Orest Sota

Rrëfimi i Orest Sotës në polici pas arrestimit dhe justifikimi i 800 mijë eurove duke deklaruar se ishin për për një pagesë për firmën Kurum, janë hedhur poshtë nga drejtuesit e kësaj firme. Sota u ndalua tre ditë më parë në Elbasan, teksa në makinë iu gjetën rreth 800 mijë euro dhe 2 patenta të ish-ministrit të Bendshëm Saimir Tahiri. Biznesmeni deklaroi se paratë do i dorëzonte pranë firmës Kurum për shlyerjen e një fature të mëparshme për blerje hekuri nga kjo kompani. Policia ka marrë në pyetje drejtuesit e Kurum, të cilët kanë përgënjeshtruar lajmin dhe kanë deklaruar se në aktivitetin e tyre nuk kanë pranuar asnjëherë pagesa “CASH” nga klientët. Po ashtu, drejtuesit e kompanisë së hekurit i thanë policisë se nuk prisnin një klient të tillë, pasi nuk kishin pasur asnjë komunikim të mëparshëm me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY