DETAJE/ Rrëzohet alibia e Orestit, ja çfarë ka bërë bashkë me Samirin

DETAJE/ Rrëzohet alibia e Orestit, ja çfarë ka bërë bashkë me Samirin

998
0
Shares

Faktet e reja që dalin pas bllokimit të djeshëm të dy patentave për skaf në emër të ish-ministrit të brendshëm dhe 800 mijë eurove, rrëzojnë alibinë e Orest Sotës,
Sipas këtyre fakteve, mësohet se ndërsa Orest Sota ka mohuar njohjen me Saimir Tahirin rezulton se me makinën e bllokuar në Elbasan, ata ët dy kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.
Po ashtu, mësohet se e gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Saimir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton. Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.
Ndërkohë, fakt tjetër i njohjes së Saimir Tahirit me Oresta Sotën, është edhe fitimi i tenderit për rikonstruksionin e Komisariatit nr, 6 të Kombinatit.
Sipas informacioneve biznesmeni i ndaluar nga policia, të cilit i janë gjetur 800 mijë euro në makinë dhe dy patenta ne emrin e Saimir Tahirit është sipërmarrësi i kompanisë “Eco Construction” i cili ka fituar një tender të Policisë së Shtetit kur ministrinë e drejtoi Saimir Tahiri.
Punimet kanë nisur në 13 shkurt të 2017 dhe afati i punimeve është 15 muaj ndërsa i gjithë rikonstruksioni ka kushtuar 219.483.552 lekë me TVSH. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY