PD dënon aktin kriminal ndaj kryebashkiakut të Matit

PD dënon aktin kriminal ndaj kryebashkiakut të Matit

126
0
Shares

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike ka dënuar aktin kriminal të ndodhur në Mat, ku një sasi eksplozivi shpërtheu pranë shtëpisë së kryebashkiakut Nezir Rizvani. PD kërkon nga organet ligjzbatuese zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

“Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të vendosjes së lendës shpërthyese në banesën e kryebashkiakut të Matit, Nezir Rizvani. Partia Demokratike shpreh shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike. Ne i kërkojmë me urgjencë policisë dhe prokurorisë të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen, e të vendosin para ligjit përgjegjësit”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY