SKANDAL/ 800 mijë euro të bllokuara në Elbasan janë të Saimir Tahirit

SKANDAL/ 800 mijë euro të bllokuara në Elbasan janë të Saimir Tahirit

427
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me arrestimin e Orest Sotës, të mbajtur sekret nga Policia e Elbasanit. Basha konfirmon se shuma prej 800 mijë euro dhe dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton që u gjetën në makinën e Sotës, i përkasin ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Sipas kreut të opozitës dyshja Sota-Tahiri kanë dalë së bashku jashtë vendit, ndërsa skafi luksoz u zhvendos nga Porti i Durrësit pas publikimit të përgjimeve të Habilajve.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Burime të sigurta informojnë se:
1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.
2. Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.
3. Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.
4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY