Amerikania e alpeve e zhgënjyer nga drejtësia i bën apel Lu-së: Më...

Amerikania e alpeve e zhgënjyer nga drejtësia i bën apel Lu-së: Më ndihmo të mbroj Valbonën

336
0
Shares

Catherina Bohne, amerikania që prej vitesh jeton në luginën e Valbonës dhe njihet si mbrojtësja më e flaktë e kësaj bukurie natyrore nga ndikimi që mund të kenë hidrocentralet që po ndërtohen në këtë park kombëtar, i ka bërë apel ambasadorit amerikan Donald Lu që të ndihmojë banorët e zonës për të mbrojtur mjedisin.
“Ne kemi shumë mbështetje dhe shpresojmë në bashkëpunimin e tij për të realizuar diçka më të mrië për Shqipërinë dhe shqiptarët. Do kërkojmë ndihmën e ambasadës gjithmonë. Nëse lexoni dokumentat, argumentat ligjorë janë në anën tonë. Ne kemi nevojë të besojmë, pasi nëse nuk besojmë kjo do të thotë se ne nuk kemi shtet”, shprehet Catherina Bohne.
Sapo ka dalë nga gjykata administrative, e cila rrëzoi kërkesën e banorëve për mosndërtimin e hidrocentraleve, Catherina me lot në sy thotë se drejtësia shqiptare duket se nuk ka bërë kthesë, duke bërë të ditur se çështja do të shkojë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri në Gjykatën e Lartë.
“Nuk është surprizë në fakt, pasi të gjithë e dinë që sistemi i drejtësisë nuk punon mirë në Shqipëri. Patjetër që ne çështjen do e çojmë në Apel deri në Gjykatën e Lartë”, shton ajo.
“U premtua për një gjyqësor të pastër, por faktet tregojnë se gjykata jo vetëm që nuk është e pastër, por shpesh’herë është e pistë”, shprehet Din Selimaj.
Gjykata Administrative rrëzoi këtë të premte padinë e banorëve dhe të shoqatës “Toka” të cilët janë kundër ndërtimit të 11 Hidrocentraleve përgjatë rrjedhës së lumit të Valbonës, duke e quajtur ndërtimin e këtyre Hidrocentraleve si një proces të rregullt dhe brenda ligjeve.
Banorët kërkonin anulimin e ndërtimit të këtyre Hidrocentraleve në gjatësinë 25 kilometra pasi sipas tyre ky është një dënim kapital për lumin më të njohur në viset shqiptare.
Vendimi për ndërtimin e hidrocentraleve në luginën e Valbonës është miratuar më 16 gusht të vitit 2013, ku janë dhënë 3 kontrata konçesionare të cilat parashikojnë ndërtimin HEC-eve në lumin e Valbonës. ChannelOne

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY