Djali i patentave, ja qyteti nga vjen: Si i shpjegon patentat e...

Djali i patentave, ja qyteti nga vjen: Si i shpjegon patentat e Tahirit ne makine

1337
1
Shares

Orest Sota eshte djali i nje biznesmeni nga Vlora, Lefter Sotes,  i cili nderkohe eshte edhe botues i nje gazete te vogel ne Tirane, Tirana Observer. Ne momentin e kapjes se tij nga policia ai ka treguar rreth parave qe kishte ne makine nderkohe qe ka pase veshtiresi te binde me argumentin se pse ai mbante edhe dy patentat detare te ish-ministrit te Brendshem.

“Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë”, ka rrëfyer biznesmeni, shkruan “BalkanWeb”.

Orest Sota aktualisht eshte marre ne mbojtje nga avokati Artan Hajdari.

Hajdari është avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, Hajdari mbrojti publikisht Tahirin.

Orest Sota është i arrestuar në Policinë e Elbasanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY