Opozita përshkallëzon aksionin antiqeveritar: Protesta deri në rrëzimin e qeverisë

Opozita përshkallëzon aksionin antiqeveritar: Protesta deri në rrëzimin e qeverisë

182
0
Shares

Partia Demokratike do të përshkallëzojë qëndrimin e saj për rastin “Tahiri”.
Nënkryetari Edi Paloka konfirmon se opozita po përgatitet për protesta, qëllimi final i të cilave është rrëzimi i Edi Ramës.
“Të gjitha faktet, jo vetëm ato që kemi denoncuar gjatë fushatës apo pas fushatës, por edhe konfirmimet e fundit që vinë nga antimafia italiane tregojnë qartazi që vetëm zgjedhje nuk ka pasur në Shqipëri, por ka pasur një aktivitet kriminalo-mafioz që rezultoi pastaj me rivendosjen e Ramës kryeministër. Kështu që sot jemi në një situatë që absolutisht duhet ndryshuar. Jo se ne nuk e dinim, jo se nuk kemi reaguar edhe më parë, por siç është bërë zakon për fat të keq në Shqipëri kur diçka e thonë të huajt atëherë bëhet edhe më e besueshme. Dhe këtë herë janë arsye në fakt që të besojmë, se kemi të bëjmë me fakte të Antimafias italiane për kokat e qeverisë, duke nisur nga Saimir Tahiri e duke përfunduar tek Edi Rama. Nuk ka qenie mediokre apo inteligjente në Shqipëri të besojë që gjithçka e ka bërë Saimir Tahiri pa bekimin e Edi Ramës për këtë arsye jemi në këtë situatë, për këtë arsye PD kërkon rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie Antimafia. Sigurisht nuk presim që Edi Rama ta bëjë me vullnet te tillë, protestat janë një nga mënyrat që po përgatisim dhe do ta realizojmë. Nuk mund të them afate të përcaktuara se është një proces i tërë që po përgatisim së bashku me opozitën me qëllim që të ketë rezultat final”, shprehet Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY