“Do të vras po s’bëre drejtësi” – Arrestohet nëna që kërcënoi prokurorin...

“Do të vras po s’bëre drejtësi” – Arrestohet nëna që kërcënoi prokurorin për vdekjen e djalit

199
0
Shares

Pas një aksidenti të ndodhur në vitin 2012, Luftar dhe Pranvera Buzi humbën fëmijën e tyre 2-vjeçar.
Pas hapjes dhe rimbylljes 2 herë të çështjes për vdekjen e fëmijës, prokurori vendosi ta mbyllë atë, vendim i cili ra në kundërshtim me kërkesën e prindërve.
Luftari dhe Pranvera më pas në një letër drejtuar institucioneve kërcënonin prokurorin me vrasje.
“Nëse nuk bëhet drejtësi vrasim prokurorin”, shkruhej në letër.
Menjëherë pas këtij kërcënimi, policia ka arrestuar Pranverën, ndërkohë që Luftari është shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi në vitin 2012 në qytetin e Fierit, kur kamionçina përplasi për vdekje 2-vjeçarin Dionis Buzi teksa ky i fundit luante.

• Aksidenti në vitin 2012
Një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kallm të Fierit, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç është përplasur në rrugë nga një makinë.
Mësohet se pas aksidentit, fëmija me iniciale D. B., është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkaq nuk bëhet e ditur nëse është bërë ndalimi i drejtuesit të mjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY