EMRI/ Itali, gjendet në kanal trupi i të riut shqiptar, ishte zhdukur...

EMRI/ Itali, gjendet në kanal trupi i të riut shqiptar, ishte zhdukur prej 2 muajsh

59
0
Shares

Autoritetet italiane kanë gjetur trupin e pajetë e një të riu shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur prej dy muajsh. I riu 25-vjeçar, Dorjan Puja u gjet në një kanal në Pisogne të Brescias. Kufoma e të riut u zbulua nga kalimtarë të rastit.
Trupi i 25-vjeçarit i është nënshtruar autopsisë, që do të përaktojë dhe shkakun e vdekjes.
Puja ishte zhdukur rreth 2 muaj më parë, në mesin e dhjetorit të shkuar. Ai u gjet farë pranë nga vendi ku ishte parë për herë të fundit.
Shqiptari, i cili ishte rezident në Chiari, mësohet se akuzohej për vjedhje. Sipas mediave italiane, ai ishte parë duke u largua nga një banesë e zonës së bashku me një tjetër person, i cili humbi gjithashtu gjurmët.
Pak ditë pas kësaj, kishte qenë pikërisht familja e Pujës, që nga Shqipëria kishte dhënë alarmin për zhdukjen e tij.
Momentalisht mbetet mister shkaku i vdekjes së 25-vjeçarit megjithatë, një nga teoritë është që në përpjekje për t’i shpëtuar policisë mund të ketë rrëshqitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY