Nishani kërkon deklasifikimin e dokumentit të Presidencës, Kodheli heziton

Nishani kërkon deklasifikimin e dokumentit të Presidencës, Kodheli heziton

188
0
Shares

Ne foto, pamje nga nje mbledhje e keshillit te sigurise kombetare

Ish-Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka kërkuar që të deklasifikohet mbledhja e komsionit të Sigurisë thirrur nga Presidenti në nëntor të vitit 2016. Duke biseduar me disa gazetarë në emisionin me titull “Droga që po vret Rilindjen” të Ylli Rakipit te “Të pa Ekpspozuarit” Nishani tha se “deklasifikimi i Komisionit të Sigurisë do të tregonte se si është vepruar dhe si është trajtuar denoncimi i Zaganit dhe të tjera denoncime”.

Fill më pas në një lidhje direkte në studio ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, anëtare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në atë kohë tha se deklasifikimi të bëhet nëse cështja nuk është hetim duke u treguar e rezervuar.“Nëse është në të mirë të interesit publik, dhe duhet të ketë një dekalsifikim të disave prej tyre jam e mendimit të de klasifikohen nëse këto nuk cënojnë ligjet në fuqi, nuk cënojnë sigurinë e vendit dhe në qoftë se nuk janë pjesë e një procesi  hetimor, ku deklasifikimi do të cënonte mbarëvajtjen e procesit hetimor”, deklaroi Kodheli.

Vetë ministrja Kodheli është vënë në shenjëstrë kohët e fundit pas daljes së dëshmive të reja për fikjen e qëllimshme të radarëve nga pikat e komandimit të tyre që janë në varësi të ministrisë së Mbrojtjes.

Vëzhgues të ndryshëm të politikës në vend e lidhin faktin se Kodheli nuk u përfshi në qeveri për shkak të përfshirjes së saj në skandalin e trafikut të kanabisit përmes radarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY