FUTBOLL/ Partizani i Beogradit mposht Skënderbeun dhe merr vendin e dytë në...

FUTBOLL/ Partizani i Beogradit mposht Skënderbeun dhe merr vendin e dytë në Grupin B

159
0
Shares

Partizani i Beogradit ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e 4-t të vlefshme për Grupin B në Ligën e Europës.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 39 me anë të Tosiç i cili ekzekutoi saktë një goditje dënimi që e la portierin Shehi pa lëvizur nga pozicioni i tij. Ndërkohë goli i dytë u shënua nga Tavamba në minutën e 66, pas një gabimi të Lilajt.
Pas këtij takimi, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit në grup me 2 pikë, ndërsa Partizani i Beogradit ngjitet në vendin e 2-të me 5 pikë. Jang Bojsi humbi në ndeshjen tjetër me Dinamon e Kievit në shtëpi, 0-1, duke mbetur në vendin e tretë me 3 pikë. Ukrainasit udhëheqin me 10 pikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY