AXHENDA/ Nesër ministri i Brendshëm italian në Tiranë, por shmang takimin me...

AXHENDA/ Nesër ministri i Brendshëm italian në Tiranë, por shmang takimin me kryeministrin Edi Rama

418
1
Shares

Nesër, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.
Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.
Ajo që bie në sy në axhendën e nesërme, është shmangia e një takimi të mundshëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama të ministrit të Brendshëm italian Marco Minniti, ndërsa do të takojë homologun etj Fatmir Xhafaj, dhe Presidentin Ilir Meta.

Axhenda

Ora 10:00, Takim i ministrave Xhafaj – Minniti, në Ministrinë e Brendshme (do t’ju shpërndahen pamjet nga MB).

Ora 11:00, Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë.

Ora 11:30, Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore). DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY