Kuçovë, “përfundon orarin zyrtar”, zbret nga oxhaku gruaja që kërcënoi se do...

Kuçovë, “përfundon orarin zyrtar”, zbret nga oxhaku gruaja që kërcënoi se do hidhej

171
0
Shares

Elina Bregaj, 32-vjeç, nënë e dy fëmijëve, e cila prej mëngjesit të sotëm kërcënonte se do të hidhej nga oxhaku i TEC-it, ka zbritur pas nëntë orësh. Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ndërsa kanë qenë zjarrfikësit ata që bënë të mundur që Bregaj të zbriste.
Shkak për aktin u bë kalimi i saj në trurnin e tretë te pastrimi, propozim i cili nuk është pranuar nga 35-vjeçarja. Ndërkohë, bashkëshorti i Elinës tha se familja e tyre jeton në kushte të vështira ekonomike dhe paga e Elinës ishte e vetmja e ardhur me të cilën ata mbajnë familjen.
Në lidhje me ngjarjen u vu në alarm dhe firma sipërmarrëse e pastrimit të qytetit, e kontraktuar nga bashkia, ku punon nëna e dy fëmijëve. Përfaqësuesi i firmës së pastrimit shprehet se gruaja ishte punësuar një vit e gjysmë më parë me ndërmjetësimin e bashkisë, pasi vinte nga familje me probleme sociale.
“Zonja Elona Bregu, dje e ka thirrur përgjegjësi i repartit dhe i ka komunikuar se për nevoja të momentit i ka kërkuar lëvizje nga një front i punës në një tjetër. Zonja nuk ka pranuar dhe i kemi thënë që: të nesërmen do punosh këtu për një javë apo dy dhe do të kthehej sërish aty ku ka qenë”, tha Vasillaq Golemi Pronar i firmës së pastrimit.
Problemet sociale të familjes Bregu nuk janë të panjohura dhe për Zyrën e Shërbimit Social në Bashkinë e Kuçovës. Drejtor i këtij shërbimi bën me dije se katër vite më parë gruaja është detyruar të braktis fëmijët si pasojë e probleme ekonomike dhe nga sëmundja e bashkëshortit.
Problemet social-ekonomike në qytetin e Kuçovës janë reflektuar ndjeshëm te banorët e qytetit naftëtar, ku vetëm brenda një jave janë regjistruar dy kërcënimi për hedhjen nga lartësia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY