Blerina Doracaj, Kryeregjistruesja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme u shkarkua nga detyra, 2 muaj pas emërimit. Në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë u publikua sot njoftimi për vendin vakant.
Motivet e shkarkimit janë të paqarta, por lëvizja e çorientuar tregon amullinë që ekziston në administratë, jo vetëm për shkak të shkrirjes së ministrive, kërkesave të militantëve për vende pune, por edhe për shkak të skandaleve të forta të javëve të fundit.
Por kush është drejtoresha e hipotekave?
35 vjeçarja Blerina Doracaj ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS së Tiranës. Ajo u rendit në vendin e 23 në listë. Doracaj është një militante e hershme e PS, e aktivizuar me Forumin Rinor Eurosocialist që në moshën 17 vjeçare. Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste. Më parë ka punuar si këshilltare e Milena Haritos në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Civile, ndërsa është zgjedhur edhe këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Blerina Doracaj është e martuar me Bledar Doracajn, edhe ky një aktivist i vjetër në PS, sot Drejtor i Gjendjes Civile.
Biografia e publikuar në faqen zyrtare të PS
Blerina Doracaj (Shtylla) lindi në Tiranë, në 23 Shtator 1982.
Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ka kryer shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Në vitin 2005 ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës me rezultate shumë të mira. Në vitin 2006 ka kryer kursin pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare. Në vitin 2009 ka përfunduar studimet Master në degën Marketing, pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2013 ka përfunduar Shkollën e Studimeve Politike, financuar nga Këshilli i Evropës.
Ka nisur karrierën e saj në vitin 2004, si Administratore pranë zyrës së Tiranës të Organizatës “Terres des hommes”, e cila merret me mbrojtjen e fëmijëve dhe luftën kundër të gjitha formave të abuzimit ndaj tyre.
2006 – 2007 ka punuar si Asistente Ligjore pranë misionit të OSBE/ODHIR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve për Qeverisjen Vendore.
2007 – 2015 ka punuar pranë Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore (MADA) në pozicionet e Oficeres Ligjore dhe të Prokurimeve si dhe shefe e Departamentit Ligjor dhe Administratës.
Nga viti 2015 – 2016 ka punuar si Këshilltare për Çështjet e Administratës Publike pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, ku ka luajtur dhe rolin e koordinatores për reformën në Administratën Publike.
Ka ofruar asistencë ligjore dhe ekspertizë në fushën e prokurimit dhe çështje të tjera ligjore në disa organizma.
Korrik 2015 e në vazhdim është Anëtare e Këshillit Bashkiak, Tiranë dhe Këshillit të Qarkut, Tiranë.
Ka kryer kualifikime dhe trajnime në Menaxhimin e Projekteve; Trajnim mbi Menaxhimin e Prokurimeve në Sektorin Publik (ITC-ILO); Menaxhimi i Financave dhe Prokurimit (IFAD); Trajnim mbi Mirëqeverisjen dhe barazinë gjinore, etj.
Aktivitetin politik, e ka nisur në moshën 17 vjeçare në FRESSH ku ka mbajtur edhe postin e Sekretares për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (2001-2007);
Anëtare e bordit Këshillimor të FGSSH (2008 – 2012);
Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste për Njësinë Administrative Nr. 5 (2014-2016);
Aktualisht, Anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, Bashkia Tiranë.
Aktiviste dhe mbështetëse e kauzave që kanë në fokus vajzat, gratë, fëmijët dhe familjen.
Blerina Doracaj është njohëse shumë mirë e gjuhës Angleze, Italiane dhe Gjermane.
Njoftimi i plote i minsitrise se Drejtesise
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të neneve 13, dhe 15, të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, Vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit”, si dhe me qëllim rekrutimin dhe emërimin e regjistruesve të rinj bazuar në procedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin:
KRYEREGJISTRUES
i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
- KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIM
- Kandidatët për pozicionin e Kryeregjistruesit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme, si vijon:
- të jetë shtetas shqiptar;
- të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik;
- të ketë përvojë pune jo më pak se 7 vjet në administratën publike;
- të mos ketë qenë i dënuar penalisht;
- të mos ketë konflikt interesi.
- DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
- Kandidatët që aplikojnë për pozicionin duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Kërkesën për kandidim, sipas formatit që shkarkohet këtu;
- Jetëshkrimi i kandidatit, sipas formatit që shkarkohet këtu;
- Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave;
- Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;
- Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas formatit që shkarkohet këtu:
- Dy referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
- Autorizimin me shkrim për të lejuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë verifikimin e gjendjes gjyqësore, sipas formatit që shkarkohet këtu:
- Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit, sipas formatit që shkarkohet këtu.
2. Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën elektronike: konkurimi.publik@drejtesia.gov.al ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë – “Bulevardi Zogu i I-rë”, Tiranë.
Afati i dorëzimit të aplikimeve është data: 16 Nëntor 2017
Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike në lidhje me plotësimin e kritereve, mënyrën e testimit dhe vlerësimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.
Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/