FOTO/ Zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Ja lidhja ime me Habilajt dhe...

FOTO/ Zbardhet dëshmia e të arrestuarit: Ja lidhja ime me Habilajt dhe takimet në Itali

127
0
Shares
Foto Nezar Seiti ne, gjykate

Një prej 8 personave të dyshuar si pjesëtarë të grupit kriminal “Habilaj”, Nezar Seiti zbulon se me këtë familje ka lidhje krushqie. Ai zbulon marrëdhënien që ka me secilin prej vëllezërve.
“Me shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, kam lidhje krushqie, pasi bashkëshortja ime i ka kushërinj. Moisiu më vizitoi kur kreva një ndërhyrje në Itali. Vëllezërit i kam takuar kur jam kthyer në Shqipëri. Me Moisiun dhe Florianin takohem rrallë, ndërsa me Artanin me shpesh” – kështu u shpreh Nezar Seiti para oficerëve gjyqësorë, shkruan News 24.
Seiti, i arrestuar mbrëmjen e 19 tetorit, ka rrëfyer para prokurorëve se prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali, por vinte shpesh në Shqipëri, për të vizituar prindërit në fshatin Gjorm.
Për këtë shkak u gjend në Vlorë, ku dhe u arrestua për llogari të prokurorisë së Katanias, me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim. Pak pas arrestimit, Nazer Seitit, i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, por ai mësohet se ka refuzuar.
I arrestuari tjetër në Shqipëri, infermieri Armand Kocerri, edhe ky, i dyshuar për përfshirje në klanin kriminal, nuk ka dhënë shpjegime. Motra dhe nëna e Kocerrit kanë mohuar të kishin dijeni për lëndën narkotike që u gjet dhe sekuestrua në shtëpinë e tyre. Sa iu përket komunikimeve telefonike, rezulton se pjesëtarët e familjes Habilaj, ishin shumë të kujdesshëm, pasi në dosjen e prokurorisë bie në sy fakti se për biseda, ata përdornin numra të regjistruar në emra të personave të tjerë.
Gazetarja Klodiana Lala shkruan se oficerët e policisë po verifikojnë lidhjet e Habilajve me personat në emrat e të cilëve rezultojnë të jenë regjistruar numrat e telefonit. Sakaq, në Ministrinë e Drejtësisë vazhdon përkthimi i dosjes voluminoze të mbërritur nga Italia dhe vetëm në përfundim të saj, prokurorët e çështjes do të vendosin se kur do ta marrin në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ndaj këtij të fundit po zhvillohen hetime pas dyshimeve për përfshirje në grupin Habilaj, që sipas autoriteteve italiane ka trafikuar sasi të mëdha hashashi me vlerë 20 milionë euro. Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit të Tahirit, por mazhoranca e mbrojti me shumicë vote në Kuvend. Tahiri tani po hetohet në gjendje të lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY