DETAJE/ Në kërkim të ‘shefit të madh’, Prokuroria kompanive telefonike: Na dorëzoni...

DETAJE/ Në kërkim të ‘shefit të madh’, Prokuroria kompanive telefonike: Na dorëzoni tabulatet e Florian Habilajt

242
0
Shares

“Duhet të kthehem në Tiranë pasi do të takoj shefin e madh”.
Kjo është fraza që përmend Florian Habilaj në njërën nga bisedat e përgjuara nga autoritetet italiane.
Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda, nisur nga këto u përgjime ka bërë kërkesë disa kompanive të telefonisë celulare që operojnë në vend, që t’i mundësojnë marrjen e tabulateve telefonike për Florian Habilaj
Prokuroria po përpiqet të mësojë se me cilët persona ka biseduar Habilaj, për të arritur te “shefi i madh”. Për shkak se emri i ish-ministrit Tahiri përmendet në këto përgjime, janë ngritur dyshime se bëhet fjalë për të.
Pikërisht për të mësuar identitetin e “shefit të madh” prokuroria sekuestroi edhe bllokun e hyrje-daljeve në Ministrinë e Brendshme sepse dyshohet se mund te këtë pasur një takim mes Florian Habilajt dhe Saimi Tahirit kur ky i fundit ishte ministër.
Florian Habilaj ishte një person i rëndësishëm në bandën Habilajt pasi organizonte trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ndonëse i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Florian Habilajt nuk është kapur akoma nga policia.
Siç duket Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka lënë në qetësi Saimir Tahirin për pak në mënyrë që të vazhdojë hetimin dhe mbledhjen e provave, para se ta thërrasë sërish ish-ministrin për t’iu përgjigjur pyetjeve, gjë e cila pritet të ndodhë javës tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY