Basha, Ramës: Hiqesh si linguist por je kapo i drogës

Basha, Ramës: Hiqesh si linguist por je kapo i drogës

150
0
Shares

Kryeministri Rama dhe Kreu i opozitës Basha kanë këmbyer replika të forta sot në Parlament në lidhje me trafikun e drogës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ju jeni gati t’i thoni trëndafili kanabis. Ty të duket greqisht ajo. Ishte provokim shqip se i ka mbetur të zhvishet vetëm për të mos i dhënë përgjigje një pyetje të vetme: a je ti Edi Rama kryeministër i një vendi me 1.3 miliardë euro drogë në vit? A je ti që ke kërkuar që ata që kërkohen nga Europa të gjejnë strehë këtu?

Ka vetëm një arsye që të justifikojë

Ku shkuan 1.3 miliardë euro? Po ta thotë INSTAT.

Ky është një vend i kapur nga mafia dhe kryeministri kukull do të shpikë gjithçka për t’u shmangur. Streha e vetme është pseudopatriotizmi.

Shqiptarët nuk blejnë dot bukë nën sundimin tënd dhe jo vetëm varfëria po nga pasiguria.

I ftoj qytetarët shqiptarët të shikojnë përtej vellos së përdalë, mos dëgjoni llomotitjet e tij. Qëmtoni me kujdes a ka kurajo ky njeri t’u thojë shqiptarëve se pse i bëri kriminelët deputetë? Pse e mbron Saimir Tahirin të kapur nga antimafia italiane si bashkëpunëtor të Habilajve? Nuk ka dhe as nuk do të ketë. Ai nuk bën dot as shkarkimin e Gramoz Ruçit, as të Fatmir Xhafës, as të Agron Xhafës se ky është përfituesi më i madh.

Ky njeri është problemi dhe me të Shqipëria nuk do të ecë asnjë ditë drejt integrimit. Shfaqje e shëmtuar për të mbrojtur miliardat e eurove vit për vit. Po mbron miliarda euro të drogës. Po mbron pasuritë dhe pushtetin e tij.

Në vijim Rama ka vijuar replikën me Bashën:

Rama: Ndryshimi mes meje dhe teje është se unë mesues për gjuhen time kam Fan Nolin dhe Faik Konicën , ndërsa ti ke Saliun dhe Monikën.

Basha: Ky nuk eshte linguist, eshte kapo i droges. Raporti i institutit te BE per sigurine dhe raporti i monitorimit per drogen dhe varesine ndaj saj thuhet se pjesa me e madhe e droges vec viteve te fundit vinte nga vendet e Magrebit, ndersa tri vitet e fundit ka ardhur nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY