Mediu: Në protestë për të garantuar zgjedhje të lira, qoftë edhe me...

Mediu: Në protestë për të garantuar zgjedhje të lira, qoftë edhe me qeveri teknike

64
0
Shares

Partia Republikane mblodhi strukturat drejtuese të degës Tiranë në kuadër të përgagtitjeve për protestën opozitare që do të zhvillohet më 18 shkurt. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe kryetari  PR-së, zoti Fatmir Mediu, merrnin pjesë anëtarë të Kryesisë së Partisë, drejtues të Forumit të Gruas dhe të Rinisë, si dhe koordinatorët e njësive të Kryeqytetit.
Pjesëmarrësit shprehën angazhimin maksimal për pjesëmarrjen në protestën e organizuar nga opozita, në shenjë të kundërvënies më forcë ndaj situatës të rëndë ekonomike, shoqërore, kriminale që po kalon vendi.
Gjatë fjalë të mbajtur në këtë takim, kryetari I Partisë Republikane, zoti Mediu shprehu emergjencën për një aksion të organizuar politik dhe shoqëror për të larguar qeverinë Rama-Meta, e cila e ka future vendin në një spirale korrupsioni dhe kriminaliteti, duke I dhënë pushtetin bandave dhe duke I vënë shkelmin qytetarëve.
Kryefjala në diskutimin e zotit Mediu, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. “Detyra jonë kryesore si opozitë është që të kërkojmë dhe të realizojmë reformën zgjedhore, e cila do të garantojë një proces zgjedhor të ndershëm, do të kthejë besimin e qytetarëve të vota e lirë, do të ndalë trafikimin e votës dhe do të bllokojë kapjen e zgjedhjeve nga bandat”.
Më tej gjatë fjalës së tij, zoti Mediu u ndal edhe te protesta e 18 shkurtit. “Më 18 shkurt opozita do të dalë në protest dhe kam bindjen se do të jetë një protest massive, një aksion I koordinuar opozitë-qytetarë. Ne duhet të dalim të protestojmë për të larguar këtë qeveri, që nuk ka ndër mend të bëjë zgjedhje të lira, të garantojmë që qoftë nëpërmjet një qeverie teknike, apo një qeverie të vullnetit të mirë, të realizomë një Reformë Zgjedhore që do të mundësojë një hap përpara në demokraci” tha Mediu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY