VIDEO/ Greqi, vrau avokatin grek për 3 mijë euro, momenti i arrestimit...

VIDEO/ Greqi, vrau avokatin grek për 3 mijë euro, momenti i arrestimit të shqiptarit

319
0
Shares

Rreth një muaj pas vrasjes së avokatit grek Michalis Zafiropoulos, pranë zyrës së tij në një zonë të frekuentuar në Athinë, policia ka dhënë detaje të reja për ngjarjen. Një 32-vjeçar shqiptar, dyshohet si autori i vrasjes së avokatit të njohur më 12 tetor.
Para policisë ai ka deklaruar se: “Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoulos, doja vetëm ta trembja”.
Mediat greke ditën e sotme kanë publikuar videon e arrestimit të shqiptarit, i cili ka theksuar se është porositur dhe paguar në vlerën e 3000 eurove për këtë rast.
Në materialin e publikuar dëgjohen zërat e policëve që thërrasin “Policia, policia! Ndal Policia, mbaji duart mbi timon. Mos lëviz policia. Mos lëviz mbaji duart mbi timon”, duke u kërkuar shqiptarit të ndalojë makinën.
Dy ditë shqiptarët e marrë në pyetje për ngjarjen janë Albert Bako, Olti Dulçe dhe një tjetër me emrin Klodian.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY