RRËFIMI/ Fjalët prekëse të nënës së Leos – “Jam e zhgënjyer nga...

RRËFIMI/ Fjalët prekëse të nënës së Leos – “Jam e zhgënjyer nga shteti!”

205
0
Shares

Nëna e Leos, Anxhela Hasanllari prej më shumë se dy vitesh bën apel për kurimin e djalit të saj i cili ka probleme me këmbët pasi vuan nga një sëmundje e kockave.
Në emisionin e sotëm “Njerëz në Fokus” në Neës24, Anxhela shtroi një sërë problemesh që ajo vetë si prind, por më shumë në veçanti has djali i saj Leo, i cili qëndron në karrige me rroga, për transportin në shkollë dhe mospërkrahjen nga askush.
“Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga shteti,” tregon ajo mes lotësh.
Tepër e indinjuar pasi prej vitesh nuk po gjen zgjidhje për Leon ajo shprehet e zhgënjyer nga shteti dhe sistemi shëndetësor.
“Jam e zhgënjyer nga shteti. Ministria e Shëndetësisë nuk është interesuar aspak për djalin tim. Më janë përplasur shumë dyer në surrat dhe nuk më është dhënë asnjë mbështetje. Jam shumë e zhgënjyer,” thotë ajo e ftuar në emision.
Tani, kohë pasi operacioni në Greqi nuk arriti rezultatet e pritshme dhe zhgënjimit në Shqipëri, nëna e Leos shpreson për ndonjë mrekulli me lutjen që “asnjë nënë mos i provoftë ditët që kam kaluar unë me tim bir”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY