Kishte marrë leje nga burgu por nuk u kthye: Kapet i riu

Kishte marrë leje nga burgu por nuk u kthye: Kapet i riu

58
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 4 vjet burg shtetasin Kristjan Lumaj 27 vjeç, banues në Ivanaj, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar në nenin 323 të Kodit  Penal. 
Lumaj ishte dënuar me 8 vjet burgim nga Gykata e Apelit Shkodër, për veprën penale”Vjedhja me dhunë në bashkëpunim”, Vendim Nr.351, datë 04.07.2012, dënim të cilin e vuante në I.E.V.P. Fushë-Krujë.
Ai kishte përfituar leje shpërblyese nga burgu i  Fushë-Krujës por nuk është rikthyer në Institucionin e vuajtjes së dënimit.
Në vijim u shpall në kërkim dhe u bë e mundur kapja e tij, në Mal të Zi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY