NESËR/Mësuesit do të marrin “në provim” drejtorët

NESËR/Mësuesit do të marrin “në provim” drejtorët

419
0
Shares

Mësuesit e të gjitha shkollave të arsimit parauniversitar do të përfshihen në një anketim për cilësinë e drejtorëve të shkollave. Ministria e Arsimit ka nxjerrë një urdhër të firmosur nga ministrja Nikolla fill pas konfirimit se testimet kishin rezultuar nën mesatare për 300 drejtorë të shkollave të këtij niveli.

Në urdhër parashikohet që mësuesit e shkollës do të vlerësojnë në mënyrë të fshehtë me anë të një formulari tip punën e drejtorit dhe nëndrejtorëve të shkollës

Anketimi do të kryhet nga drejtoritë arsimore rajonale këtë të enjte në orën 12:00 duke grupuar disa shkolla në një të vetme ndërsa zyrat arsimore këtë proces do ta zhvillojnë të premten.

Procedurat e anketimit në çdo njësi arsimore vendore do të monitorohen nga përfaqësues të ministrisë së Arsimit. Mësuesit duhet të jenë të pajisur me karta apo pasaportë për tu paraqitur në qendrat e anketimit në orën 12.00.

Shumica e drejtorëve të shkollave vetëm pak kohë më parë kanë marrë emërimin për të qenë drejtues të institucionit.

Pak ditë më parë Kryeministri Rama lajmëroi një reformë të thellë në drejtoritë arsimore në rrethe duke e rrudhur këtë institucion bë vetëm 4 drejtori në të gjithë vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY