DETAJE/ Greqi, vrasja e avokatit, rrëfehet autori shqiptar: Kush më porositi dhe...

DETAJE/ Greqi, vrasja e avokatit, rrëfehet autori shqiptar: Kush më porositi dhe sa u pagova

306
0
Shares

Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Athinë, kur në zyrën e tij u ekzekutua me armë avokati i njohur grek Mihalis Zafiropoulos.
Mediat greke raportojnë se shqiptari 32-vjeçar i arrestuar si autor i dyshuar për krimin, ka pranuar autorësinë para hetuesve dhe ka dhënë edhe detaje të tjera rreth ngjarjes.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka pranuar para krimin dhe ka thënë se për këtë ngjarje ishte porositur dhe paguar.
Mediat greke theksojnë se shqiptari ka thënë se ishte rekrutuar nga mafia shqiptare për ta shantazhuar, por jo për ta vrarë. Ai ka thënë se ishin shqiptarë të burgosur në burgun Koridhalo, ku vuajnë dënimin për krime të mëparshme ata që i kishin kërkuar të bënte vrasjen duke theksuar se për këtë i ishin premtuar 3 mijë euro.
Ai ka thënë se duhet ta trembte, por jo ta vriste, madje ka shtuar se duhet ta qëllonte në këmbë, por plumbi e qëlloi atje ku nuk duhej dhe avokati mbeti i vdekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY