Edi Rama shkarkon 12 prefektët “më një të rënë të lapsit”

Edi Rama shkarkon 12 prefektët “më një të rënë të lapsit”

284
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra prefektët për 12 qarqe të vendit.
Vendimi që pritet të merret sot në mbledhjen e qeverisë, për të ‘shkundur’ pushtetin vendor nuk ishte i papritur, pasi kryeministri paralajmëroi shkarkimin e perfektëve gjatë një takimi me drejtuesit vendorë dhe përfaqësues të bashkive të qarkut të Vlorës.
“Shumë shpejt do bëjmë publikë emrat e prefektëve që do shkarkohen dhe atyre që do vijnë në këtë detyrë. Do kemi një skuadër të re Prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Brendshme. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë Prefektët në TV vetëm kur ka patur përmbytje”, tha Rama në 14 tetor.
Pak para zgjedhjeve, Rama emëroi 7 prefektët e rinj. Konkretisht më 22 maj në postin e prefektit u caktuan; Admir Abria në Tiranë, Emiljan Jani në Durrës, Pandi Papando në Korçë, Vasil Bregu në Fier, Ardit Demiri në Elbasan, Valbona Zylyftari në Berat si Ardit Kaja në Dibër. Por, pavarësisht këtyre ndryshimeve, edhe këta emra nuk i shpëtuan ndryshimeve të mëdha.

Projektvendimet

9. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS
KRYEMINISTRI

10. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT
KRYEMINISTRI

11. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT
KRYEMINISTRI

12. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS
KRYEMINISTRI

13. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS
KRYEMINISTRI

14. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

KRYEMINISTRI

15. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DIBRËS
KRYEMINISTRI

16. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

KRYEMINISTRI

17. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT
KRYEMINISTRI

18. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË BERATIT

KRYEMINISTRI

19. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
KRYEMINISTRI

20. PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS
KRYEMINISTRI

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY