“Elvis walks home” hap siparin e Tirana Internacional Film Festival më 3...

“Elvis walks home” hap siparin e Tirana Internacional Film Festival më 3 nëntor

188
0
Shares

“Elvis walks home” (Elvisi kthehet në shtëpi), prodhimi i fundit që mban firmën e regjisorit Fatmir Koçi do të hap siparin e edicionit të 15-të të Tirana International Film Festival më 3 nëntor. Filmi u shfaq vetëm një muaj më parë në Festivalin e Filmit në Montreal.
Kjo është dhe premiera shqiptare e këtij filmi që synon të tregojë atë çfarë solli lufta më 1999-të në Ballkan, përmes historisë së Micky-t një djaloshi të ri refugjat në Londër, i cili punonte dhe si imitues i Elvis Presly-t.
Nën interpretimin e jashtëzakonshëm të Dritan Kastratit , Micky ka arritur të mishërojë gjithë tensionin e një gjendje ankthi siç ishte njeriu i atyre viteve në një Ballkan nën ankthin e luftës. Kastrati shfaqet në këtë film, si një zbulim i regjisorit Koci, një Elvis Presly i vërtetë, por ndryshe nga ylli i muzikës ai mbart me vete fatin e një shqiptari që për shumë arsye i është dashur të largohet nga vendi i tij, në një përballje me identitetin e ri dhe veten.
Një film i realizuar në 3 gjuhë: anglisht, serbisht e shqip, me muzikë e montazh të punuar në Londër e Amsterdam, një prodhim që i afrohet realizimeve botërore. Koci ka zgjedhur një subjekt të ndjeshëm për Ballkanin siç është tema e emigracionit, duke e kthyer atë në një histori që mund të shihet në çdo ekran të botës.
Micky është i riu në kërkim të mundësive të reja, mundësi që nuk mund ti gjente në Ballkanin e përfshirë nga tensione jo vetëm politike. Ky personazh i skalitur mirë nga Kastrati është njeriu në kërkim të identitetit dhe në përballje me vuajtjen që rrënjët i ka tek historia. Edhe pse po i ikën luftën në fund, “Elvis” kupton që është pa shtëpi, pasi nuk është i sigurt në do të kthehet sërish në vendlindje. Kjo është drama e madhe e të rinjve sot, që rriten me ëndrrën për të lënë vendin drejt një jete më të mirë. Po ajo çfarë spikat është një interpretim i nivelit evropian nga Kastrati.
Po cili është subjekti i këtij filmi?
Micky, është një refugjat shqiptar që jeton në Londër, i cili në kohën e lirë punon si imitues i Elvis Preslyt. Ai nis të punojë në trupat britanike gjatë luftës në Ballkan më 199-tën. Në prag të një koncerti në rolin e Elvis Preslyt në Sarajevë, ai pikaset se ka pashaportë shqiptare dhe i duhet të arratiset i vetëm në një zonë lufte. Ai zihet rob nga një grup fëmijësh refugjatë, të përfshirë nga lufta. Për të shpëtuar lëkurën, ai u thotë atyre se është doktor i Kombeve të Bashkuara. Fëmijët i vendosin armën në kokë duke i kërkuar që ti marrin në kampin e OKB-së, ose ndryshe do ta vrasin. Kur ata arrijnë në kamp, ata përfshihen në një atmosferë luftë mes dy kampeve. Për të ndaluar zjarrin e armëve, Misky merr kitarën dhe nis të këndojë sikur të ishte Elvis Presly, duke ecur në mes të fushëbetejës. Më pas kur gjithçka ka mbaruar, ai niset të ecë drejt shtëpisë, por në fakt ai nuk ka një shtëpi.
Producentë të filmit janë Mike Downey, Sam Taylor dhe Fatmir Koçi, editor Max Vonk, ndërsa skenari nga Jonathan Preece, drejtor fotografie është Marek Ëesoloëski.
Ky film vjen dhe si homazh për Andon Kojan, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë. Në këtë prodhim ai ka realizuar desing. Muzika është nga Jonathan Preece.
Dritan Kastrati ka studiuar në “The Royale Central schools of the speech and drama”, një Universitet nën kujdesin e Mbretëreshës Elisabet. Gjatë studimeve Kastrati ka spikatur për karakteret e interpretuara në drama të ndryshme, për t’iu bashkuar më pas “Frantic Assembly” një nga kompanitë më të njohura të teatrit në Londër ku ka luajtur Otellon, apo personazhe të tjerë të dramaturgjisë botërore. Dritani është një ndër aktorët më të njohur të “Frantic Assembly”, pikërisht për mënyrën sesi arrin të shndërrohet në personazhin që i kanë besuar. Më herët ai ka bashkëpunuar me regjisorin Koci tek filmi “Amsterdam Express”, ndërsa te “Pit stop Mafia” roli i tij është më i dukshëm. Pas rolit kryesor në “Elvis walks home” ai ka interpretuar në “All the devils men” përkrah Milo Gibson, djalit të Mel Gibson apo role të tjera në “The lady Sky one”…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY