EMRA & VIDEO/ Shkatërrohet banda e hajdutëve të makinave, i vidhnin në...

EMRA & VIDEO/ Shkatërrohet banda e hajdutëve të makinave, i vidhnin në Tiranë, i çmontonin në Peshkopi

272
0
Shares

Finalizohet operacioni i koduar “Kamionçina”, ku u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.
Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe, Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

Ata janë
– F. D., 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);
– M. D., 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
– E. D., 19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;
– H. E., 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );
si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në servisin e F. D., në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirë-organizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:
– Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”;
– Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”;
– Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”;
– Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”;
– Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Tiranë- DibërFinalizohet operacioni i koduar "Kamionçina", ku u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjeteve. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si rezultat i një pune policore disa mujore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore veprimtarinë e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi.Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgonin në një servis në fshatin Blliçe, Peshkopi. Në bashkëpunim me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.Ata janë:- F.D, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë);- M.D, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër;- E.D.19 vjeç, banues në Blliçe Dibër;- H.E, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë );si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë.Në servisin e shtetasit F.D në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore të mirëorganizuar u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autor, të:- Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”;- Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”;- Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”;- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”;- Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’.Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Publié par Policia e Shtetit sur mercredi 1 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY