EMRI/ Krujë, sulmon dhe plagos me thikë, autori përfundon në pranga

EMRI/ Krujë, sulmon dhe plagos me thikë, autori përfundon në pranga

160
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë Luan Tara 26 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë sepse, një ditë më parë, në lagjen “Kastrioti”, Fushë-Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë në trup shtetasin L. Xh., 28 vjeç banues në Fushë- Krujë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale
“Plagosja e rëndë me dashje” dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY