Raporti “Doing Business 2018”, Basha: Rritja e taksave po frenon ekonominë shqiptare

Raporti “Doing Business 2018”, Basha: Rritja e taksave po frenon ekonominë shqiptare

153
0
Shares

Kreu i PD-së ka komentuar raportin më të fundit “Doing Business 2018”, të Bankës Botërore, sipas të cilit “Rritja e taksave po frenon ekonominë shqiptare”.
Për Bashën, “Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi është shumë i qartë:
Investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Janë vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) të cilat do të jenë më të afta për të thithur investitorët e huaj”.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës
Shqiperia humbet 7 vende ne vleresimin e Raportit te Bankes Boterore “Doing Business 2018”.
Faktori kryesor i ketij perkeqesimi eshte rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende per kete arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon per taksa dhe kontribute, nderkohe qe qeveria zvarrit pafundesisht rimbursimin e TVSH-se.
Fqinjet tane vazhdojne te kene nje renditje me te mire sesa Shqiperia e cila renditet ne vendin e 65. Maqedonia renditet ne vendin e 11, Kosova ne vendin e 40, Mali i Zi ne vendin e 42, duke treguar perparesi krahasuar me Shqiperine.
Edhe kete vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi eshte shume i qarte:
Investitoret e huaj qe duan te investojne ne Ballkan, e shohin Shqiperine si zgjedhjen e fundit. Jane vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) te cilat do te jene me te afta per te thithur investitoret e huaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY