Ish-zyrtari i policisë: Në Shqipëri janë mbjellë 8 milion rrënjë kanabisi, në...

Ish-zyrtari i policisë: Në Shqipëri janë mbjellë 8 milion rrënjë kanabisi, në trekëndëshin Krujë – Rinas – Durrës janë ende 100 tonë të magazinuara

118
0
Shares

Kryetari i Shoqatës së Policëve të Liruar, Aleks Hajdari, ka deklaruar se në Shqipëri janë mbjellë 8 milion rrënjë kanabisi për vitin 2016.
Hajdari theksoi se ky lajm është raportuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Ai tregoi se në vitin 2016 është përdorur fara vietnameze e cila ka dhënë prodhim dy herë.
“SHISH raportoi për 8 milionë rrënjë kanabis të kultivuara në territorin shqiptar për vitin 2016. E përkthyer në ton, në 2016 në përgjithësi është përdorur fara vietnameze, 45 ditëshe dhe ka marrë përdorim dy herë, janë rreth 300 – 400 tonë. Fara është importuar nga Holanda”, – tha Hajdari.
Ish-drejtori i policisë së Durrësit, Aleks Hajdari, deklaroi më tej në emisionin “Opinion” se në zonat e Fushë-Krujës, Rinasit dhe Durrësit ndodhen të magazinuara 100 ton kanabis.
Sipas Hajdarit, kjo sasi e madhe droge në qarkun e Durrësit është prodhuar 2 vitet e fundit dhe nuk ka mundur ende të transportohet jashtë vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY