DETAJE & FOTO/ Vrasja e avokatit grek, arrestohet shqiptari, në kërkim edhe...

DETAJE & FOTO/ Vrasja e avokatit grek, arrestohet shqiptari, në kërkim edhe dy të tjerë

279
1
Shares

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së avokatit Mixalis Zafeiropoulos, i ekzekutuar në mes të Athinës më 12 tetor.
Sipas mediave greke, policia bastisi në shtëpinë e shqiptarit pasditen e së dielës në lagjen “Kallitha”, ku u gjetën armë zjarri.
Mësohet se 32-vjeçari ishte përpjekur të arratisej në Itali e Shqipëri, por nuk ia doli dhe u arrestua në Patra.
Policia greke është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tjerë të shqiptarit, të cilët dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Zafeiropoulos.
Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se është një emër i njohur për autoritetet helene.
Mixalis Zafeiropoulos u vra në firmën e tij ligjore më 12 tetor.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autorët kanë dashur ta trembin avokatin dhe t’i përcillnin atij një mesazh, por debati ka degraduar duke e qëlluar atë për vdekje.
Të hënën policia mori në pyetje edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Koridhalos, si persona që mund të kenë dijeni për vrasësit e avokatit. Policia dyshon se ata mund të kenë pasur rolin e ndërmjetësve mes porositësit dhe vrasësve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY