Protesta e 18 shkurtit, kreu i PD: Fillimi në orën 12:00, mbarimi...

Protesta e 18 shkurtit, kreu i PD: Fillimi në orën 12:00, mbarimi kur qytetarët të fitojnë

59
0
Shares

Kreu i PD-së, Basha në një komunikim për median është shprehur se protesta e opozitës është përcaktuar se do të nisë në orën 12:00 të së shtunës, ndërsa përfundimin e kanë në dorë qytetarët, kur ata të dalin të fituar.
“Fillimi i protestës është përcaktuar në orën 12:00, – deklaroi Basha. – Qytetarët janë ata që do të vendosin kohëzgjatjen dhe mbarimin e protestës me fitore.
Jam shumë i inkurajuar nga këto dhjetëra mijëra mesazhe që konfirmojnë atë që ndien çdo shqiptar se rruga e vetme e fitores është përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Unë dua t’i garantoj ata që me fuqinë e madhe, me forcën e bashkimit, me anë të një proteste madhështore demokratike e po kështu paqësore do t’i tregojmë çdo shqiptari dhe botës mbarë që po na ndjek me sytë tek ne, na mbështet dhe do të na mbështesë, për fitoren e kauzës qytetare” tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY