EMRA & FOTO/ Tiranë, Prokuroria kërkon 18 vjet burg për mashtrueset nënë...

EMRA & FOTO/ Tiranë, Prokuroria kërkon 18 vjet burg për mashtrueset nënë e bijë

208
0
Shares

Mashtronin qytetarët me viza punësimi, Prokuroria e Tiranës kërkon 18 vite burg për nënë e bijë
Këtë masë dënimi ka kërkuar sot Prokuroria e Tiranës për Lule Makashi dhe vajzën e saj Adela Makashi, pasi kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit në Kanada. Në bashkëpunim ato kanë mashtruar 360 shqiptarë të cilët kanë paguar diku te 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.
Nënë e bijë u arrestuan nga policia pak kohë më parë në Rinas, sapo zbritën nga avioni nisur nga Kanadaja, fill pas shpalljes së tyre në kërkim për mashtrimin e dhjetëra qytetarëve për punësim në Kanada e Angli.
Ka qenë denoncimi i 27 personave në qytete të ndryshme ai që zbuloi skemën e tyre të mashtrimit. Dyshja nënë e bijë u premtonin personave të ndryshëm viza punësimi dhe studime në vende si Kanada, Angli dhe Australi.
Për këtë shërbim ato u merrnin shumën e parave të cilën, të interesuarit duhet ta derdhnin në një llogari bankare, por ndërkohë nuk kanë dhënë asnjë vizë për ta, gjë e cila ka bërë që këta persona të kërkojnë kthimin e parave dhe denoncimin në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY