FOTO & EMRI/ Kërcënohet me armë kryebashkiaku: Më jep 300 mijë euro...

FOTO & EMRI/ Kërcënohet me armë kryebashkiaku: Më jep 300 mijë euro ose të vras

233
0
Shares
Arif Tafani

Kryebashkiaku i Belshit është kërcënuar me armë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se Arif Tafani është kërcënuar me armë nga një qytetar për shkak të detyrës.
Denoncimi është bërë nga vetë kryebashkiaku Tafani.
Ai ka treguar se i janë kërkuar 300 mijë euro ose do ta vrisnin. Sipas Arif Tafanit, Kërcënuesi është vëllai i ish-rivalit të tij në këtë garë, Besjon Tafani.
Policia mësohet se ka ndaluar Rajan Tafanin, 31 vjeç, pas denoncimit të kryebashkiakut të Belshit Arif Tafani.
“Më tha që i prisha lokalin buzë liqenit. Më tha se ‘do ta paguash me kokën tënde’. Më kërkoi 300 mijë euro ose do të më vriste”, ka thënë Tafani për mediat.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY