EMRI/ Durrës, shiste lënëdë narkotike, në prannga punonjësi i policisë

EMRI/ Durrës, shiste lënëdë narkotike, në prannga punonjësi i policisë

184
0
Shares

Një punonjës policie ka rënë në pranga për shpërdorim detyre.Një punonjës policie ka rënë në pranga për shpërdorim detyre.Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit kanë arrestuar punonjësin e Patrullës në Komisariatin e Policisë së Durrësit, Fatmir Meço. 33-vjeçari akuzohet për ‘’Shpërdorim të detyrës’’ dhe ‘’Prodhim e shitje të narkotikëve’’. Gjithashtu u arrestua shtetasi Fitim Selaci 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona, A.M.,  24 vjeç dhe R.T., 19 vjeç, me akuzën e ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’’Arrestimi i punonjësit të policisë Meço u bë pas një hetimi disa mujor, zhvilluar me metoda speciale nga SHÇBA. Nga ky hetim rezultoi se efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike.Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit  kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike. Në banesën e shtetasit Fitim Selaci në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY