EMRI/ Mori peng ukrainasen, e mbylli në hotel dhe e torturoi, arrestohet...

EMRI/ Mori peng ukrainasen, e mbylli në hotel dhe e torturoi, arrestohet durrsaku

167
0
Shares

Një vajzë ukrainase është dhunuar dhe torturuar nga 24 vjecari shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Raportohet se Almarjo Xhebexhia 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe, banuese në Ukrainë.
Policia ka vënë menjëherë në pranga dhunuesin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenet 110/2 dhe 88/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY