Iku regjisori i talentuar Mihal Luarasi

Iku regjisori i talentuar Mihal Luarasi

148
0
Shares

Regjisori i njohur Mihal Luarasi dha shpirt sot ne moshen 88 vjecare permes nje vdekjeje natyrale.

Ai ishte një ndër regjisorët më të njohur të viteve 1957-1973, kur edhe filloi të përplasej me regjimin për shkak të veprave që vinte në skenë.

Përplasja e fundit dhe fatale në festivalin XI në RTVSH në vitin 1972 solli edhe burgosjen e tij për tetë vite. Pas daljes nga burgu ai punoi si bojaxhi ndërsa pas vitit 1990 u largua për në Hungari, ku edhe kishte përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit.

Në Budapest ai vuri në skenë dramën e Rexhep Qosjes “Vdekja e një mbretëreshe”, ndërsa në vitin 1995 u ftua nga Teatri Kombëtar në Tiranë dhe vuri në skenë dramën “Hekurat” të dramaturgut hungarez Göncz Arpad.

Luarasi është regjisor i disa veprave të rëndësishme të vëna në Teatrin e Operas dhe Baletit si “Karmen”, “La Traviata”, “Pranvera”.

Regjisori i njohur është nderuar me disa tituj si “Nderi i Kombit” dhe Artist i Popullit. Presidenti Meta ka ngushelluar per humbjen e tij duke e konsideruar regjisorin si n je nga inovatoret e teatrit shqiptar.

“Mihal Luarasi, regjisori i mirënjohur i teatrit shqiptar, njeriu që provoi ndryshime cilësore në skenë dhe eksperimentoi mjeshtërisht përgjatë pranverës së shkurtër të fillimviteve 1970 dhe më pas u ndëshkua me rreptësinë fanatike, që përjetoi Shqipëria pas Plenumit të 4-t; i rikthyer në jetën artistike dhe në lëvizjet e mendimit prej afro tri dekadash, është ndarë nga jeta duke lënë ndër ne e për brezat e ardhshëm gjurmën e vet në teatrin dhe kulturën tonë kombëtare”, shprehet Meta.

“Nderim jetës dhe veprës së tij. U prehtë në paqe!”, thote Meta, duke postuar edhe foton e regjisorit Luarasi, si një nderim për këte figure të artit dhe skenës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY