Tahiri flet per “drurin e shtrember” te Rames

Tahiri flet per “drurin e shtrember” te Rames

241
0
Shares

Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri refuzoi sonte ne top story te Sokol Balles te komentonte deklaratat e Kryeministrit Rama per “drurin e shtrember” perdorur nga ky i fundit ne nje mbledhje te grupit parlamentar te PS ku u perjashtua edhe Tahiri.

Sipas Tahirit, deklaratat e Rames duhet te shikohen ne kontekstin ku ato thuhen pa pranuar se ai ishte druri i shtrember i perfytyruar nga shefi i tij. Ne vijim ish-ministria ka folur per raportet e tij me Ramen duke theksuar se kryeministri ka pasur shume besim tek ai dhe se vet Tahiri ia kishte shperblyer kete besim.

Tahiri e nisi rrëfimin e tij me ndjesinë që pati kur në shtëpi hynë për kontroll prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore. Ai thotë se e parashikonte këtë.

“Ndjesi e sikletshme por jo e paparashikuar për mua, pavarësisht se detyra më ka bërë që të shikoja anën e atyre që hynin në shtëpinë e njerëzve. Kuptova që është procedurë goxha e vështirë, veçanërisht për familjarët. Kam kuptuar të gjithë ata që janë ndjerë disi të dhunuar nga policia dhe u kam dhënë më shumë të drejtë atyre që në kohën kur më ankoheshin ndoshta i neglizhoja pak”, deklaron Tahiri.

Tahiri thotë se familja e ka pritur me shumë stres.

“Askush nga ata nuk e ka menduar që politika në Shqipëri mund të ketë këto kosto. Kjo e ka kthyer politikën deri diku në një instrument që u është neveritur njerëzve. Ka shkuar përtej limiteve, por mua nuk më është neveritur, sepse mendoj që periudha të tilla për mua, ndoshta shërbejnë që të tjerë pas meje mos e kalojnë padrejtësisht”, thotë ai.

Deputeti thotë se nuk ka imunitet.

“Unë nuk kam imunitet dhe jam, të paktën në dijeninë time, deputeti i vetëm që policia e prokuroria i kanë hyrë për kontroll në shtëpi, edhe pse ka patur raste kur akuzat kanë qenë shumë më reale. Nuk jam fshehur kurrë pas imunitetit dhe nuk kam imunitet. Asnjë deputet nuk ka imunitet. E vetmja gjë që po e konsideroj imunitet është kontrolli i banesës dhe arrestimi me burg”, thotë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY