Buxheti, dëmi 149 mln euro: Leskaj dhe Tabaku gozhdojnë Ahmetajn

Buxheti, dëmi 149 mln euro: Leskaj dhe Tabaku gozhdojnë Ahmetajn

191
0
Shares

Nga auditimet e buxhetit të 2016 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej rreth 149 milionë euro.

Bujar Leskaj tha në Komisionin e Ekonomisë se kërkohet një planifikim më i mire i buxheteve afatmesme dhe menaxhim më i mirë borxhit tatimor.

“Programimi i të ardhurave dhe parashikimi i treguesve ekonomikë mbetet pika më dobët e ciklit buxhetor që shoqërohet më pas me rishikim të shpenzimeve”, u shpreh kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Por për opozitën në situatën ku jemi nuk mund të flitet më për normalitet. Përpara se të largoheshin nga Komisioni përfaqësuesit e Partisë Demokratike thanë se janë 5 miliardë euro jashtë ekonomisë si pasojë e drogës.

Jorida Tabaku: Shqetësimi i opozitës në 4 vite ka qenë kriminalizimi i ekonomisë dhe buxheti i 2016-s e thekson këtë njëkohësisht me këtë investimet e huaja janë paralizuar. Vetëm 2 investime përbëjnë peshën kryesore. Insvetitorët e huaj largohen se ka zënë vendin krimi.

Erjon Braçe: Të shpallësh ekonominë kombëtare si informale është shumë e rëndë për 1 milion e 43 mijë të punësuar që janë të përfshirë në këtë ekonomi. Janë punëtorë legalë që paguajnë taksa dhe që formësojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto të këtij vendi.

Edhe për ministrin e Financave Ahmetaj, 2016 ka qenë një vit i mirë për ekonominë, rritje e punësimit, investimeve dhe eksporteve.

“Ekonomia shqiptare në 2016 u rrit m 3,5 për qind në terma reale. Përfaqësuesit e opozitës thanë se investimet janë të ulta, unë u them se janë 4,9 për qind e PBB. Kemi 65 mijë të punësuar të rinj”, deklaroi ai. Top Channel

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY