“A mund të ndaloni? Mjaftoi ‘lumturia’ që i dhatë në të gjallë”

“A mund të ndaloni? Mjaftoi ‘lumturia’ që i dhatë në të gjallë”

440
0
Shares

Një ndër miqtë më të nguhstë të Adela Xhamanit, gazetari Eraldo Rexha ka kërkuar sot nga kolegët që të ndalojnë shkrimet në media.

Statusi i Eraldos:

A mund të ndaloni? Ju lutem ndaloni, në emër të Adelës, të shpirtit të saj. Boll më! U bënë më shumë se 24 orë që shkruani për të; ju që “e deshët shumë”, që ishit “miqtë e saj të ngushtë”, që ju qau hallin; ju që mendoni se mund të analizoni çdo situatë, që nxirrni arsye nga mosarsyeja juaj, që përdorni edhe vdekjen për pak vëmendje, ju kërkoj të pushoni. Lëreni të prehet në paqe; mjaftoi e gjithë “lumturia” që i dhatë në të gjallë. Ah dhe nëse ju ka mbetur pak respekt për veten dhe punën tuaj, mos e bëni lajm edhe këtë status të mikut të Adelës, që bashkë me të gjithë ata që e deshën, nuk po e lini ta vajtojnë siç e meritonte Adela.

Do shkruaj për Adelën që njihja unë, atë me të cilën kalova thuajse çdo ditë, në 6 vitet e fundit të jetës sime… Ndoshta një ditë, do shkruaj!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY