Vdekja e Adelës, Bjordi i zemëruar deri në skaj: Jeni fëlliqësira!

Vdekja e Adelës, Bjordi i zemëruar deri në skaj: Jeni fëlliqësira!

520
0
Shares

Ish i dashuri i Adelajda Xhamanit ka reaguar ashpër ndaj komenteve të disa ndjekësve që e kanë fyer atë në rrjetet sociale pasi i nda nga Adela vite më parë.
Postimi i plotë:

Shkruaj kto fjale tani sepse e di qe nesër do qetësohem dhe do vazhdoj tju injoroj siç ju kam injoruar gjithmonë. Por sot jo, sot dua t’ju shfrytëzoj për të shkarkuar sa do pak nervat dhe dhimbjen qe kam brenda. Të beheni dhe ju të dobishëm një here ne jetë. Ju, që mbushni boshllëkun e jetës tuaj me fatkeqësitë dhe gëzimet e njerëzve qe as nuk njihni dhe as nuk kuptoni dot. Juve dua tju them qe urrej çdo gjë që përfaqësoni: injorancë , ligësi, boshllëk. Ju jeni e keqja më e madhe e kti vendi. Ju qe vendosni nëse është e drejtë të qajme një njeri të dashur ose jo. Ju, analfabeta funksional që gjykoni kur është vonë dhe kur është herët per të kerkuar falje. Ju që e mendoni veten juri, gjykatës dhe xhelat. Ju qe nuk njihni dashuri por vetëm urrejtje. Ju më shkaktoni vetëm neveri. Jeni fëlliqësira me e ndyre qe mund te jetoj në një shoqëri civile. Jeni pa vend, jeni pa shpresë dhe jeni të kalbur. Mendoni se mendimi juaj i cekët dhe i ligë është i vlefshëm, por nuk i duhet askujt. Flisni vetem sepse keni mundesi ta bëni, por nuk kam nevoj per ju. As Per like-t tuaja ose per folloë-in tuaj. Asnjeri ka nevoj per ju. Do thoja qe jeni për të ardhur keq, por e vërteta është që për të ardhur keq është toka e shkretë qe ka taksiratin tju mbaj gjall me oksigjen falas. Ju kanceri i kesaj bote nuk meritoni as mallkim, sepse të mallkuar keni lindur. Por gjëja më e trishte është qe gjithsesi nuk do kuptoni dot kto fjalë që po lexoni sepse jeni të vonuar dhe truri juaj i nën zhvilluar nuk ju lejon te bëni një analizë të saktë. Por siç thashë më sipër, sot ju shfrytëzova unë, sepse kisha nevoj per ju. Dhe pse nuk do sjelli asnje ndryshim ne jeten tuaj mizore dhe as tek e imja, te paktën sot shkarkova pak nga inati që kam më padrejtësinë e botës në këtë ditë e zezë per mua. Tani tërhiqni like-un tuaj mbrapshtë dhe vazhdoni te parazitoni në te vetmen botë ku ndjeheni të rëndësishëm, ajo virtuale. Me mosrespektin maksimal. Sinqerisht, Bjordi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY