Saimir Tahiri do të thërritet sërish në Prokurori

Saimir Tahiri do të thërritet sërish në Prokurori

122
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të thërrasë për ta pyetur përsëri Saimir Tahirin në lidhje me akuzat të cilat rëndojnë mbi të.
Burime nga grupi hetimor thanë për TV “Klan” se janë edhe disa episode të tjera të cilat ish-ministri duhet të sqarojë në lidhje me përmendjen e emrit të tij në përgjimet e prokurorisë italiane për llogari të dosjes “Habilaj”.
Të premten ai u paraqit në organin e akuzës, me kërkesë të tij.
Për 2 orë e 30 minuta ish -ministri qëndroi përballë prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi duke sqaruar pozicionin e tij në këtë çështje.
Ai i mohoi akuzat se ka ndihmuar grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit dhe hodhi poshtë akuzën për korrupsion.
Grupi hetimor që ka në dorë këtë dosje është duke kryer disa veprime të tjera në funksion të kësaj çështje. Ata janë duke u mbajtur kontakte të vazhdueshme me Prokurorinë e Katanias dhe Antimafian, të cilat dokumentuan veprimtarinë e Habilajve.
Megjithatë Krimet e Rënda nuk kanë vetëm këtë çështje për trafikun e kanabisit me Italianë. Mes Prokurorisë dhe Antimafias italiane janë ngritur disa grupe hetimore të përbashkëta qe po hetojnë disa banda të trafikut të kanabisit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY