Vlorë, Apeli kthen në shtëpi shënjestrën e atentatit Ferdinand Llanaj

Vlorë, Apeli kthen në shtëpi shënjestrën e atentatit Ferdinand Llanaj

340
0
Shares

Gjykata e Apelit vendosi arrest shtëpie për Ferdinant Llanajn, shënjestra e atentatit në Transballkanike. Më 1 tetor ai u sulmua me breshëri kallashnikovi dhe u plagos rëndë, por u arrestua në kushte spitalore pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masë sigurie 20 ditë burg.
Ferdinand Llanaj ka deklaruar para hetuesve se nuk ka mundur të shikojë asnjë prej atentatorëve të tij që e sulmuan ka deklaruar se duan ta eliminojnë për hakmarrje.
Dy ditë më parë, Llanaj ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpinë e tij në Vlorë.
Ferdinand Llanaj ndodhej në makinë bashkë me djalin e tij të mitur dhe me shokun e tij Dritan Begaj kur u sulmua me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë. Autorët nuk janë kapur ende. Armët e tyre u gjetën në makinën e tjetër në Kafaraj të Fierit. Hetueset dyshojnë se ngjarja ka lidhje me hakmarrjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY