VIDEO/ Alarmi i Ilir Metës për tensionimin artificial të situatës paraelektorale

VIDEO/ Alarmi i Ilir Metës për tensionimin artificial të situatës paraelektorale

55
0
Shares

Kreu i LSI-së Ilir Meta tha sot se ka përpjekje për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale në vend. Duke folur në mbledhjen e komitetit drejtues të LSI-së në Tiranë, Meta shprehur angazhimin e LSI për një klimë konstruktive dhe realizimin e reformave.
“Vëmë re që nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën paraelektorale ashtu sikurse dua të nënvizoj rëndësinë e përfundimit sa më të shpejtë të reformës zgjedhore që duhet të kishte përfunduar me kohë duke reflektuar kërkesat dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe vazhdimi i pandalshëm i procesit të dekriminalizimit që është jo vetëm detyrim por dhe standard për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit dhe seriozitetin e çdo force politike për të kontribuar për një nivel të lartë integriteti të përfaqësuesve publike të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Meta, pa dhënë më shumë detaje se kush po e tensionon klimën paraelektorale në vend.
Duke folur në komitetin drejtues të LSI-së për qytetin e Tiranës, Meta theksoi se është e rëndësishme që të mos hiqet fokusi nga avancimi i reformës në drejtësi.
“Përgatitjet për zgjedhje nuk duhet të na shpërqendrojnë për të mos humbur vëmendjen nga reformat, siç është avancimi për reformën në drejtësi. Nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht fushatën paraelektorale”, u shpreh kryeparlamentari.
Gjatë fjalës së tij Meta foli edhe për reformën zgjedhore dhe dekriminalizimin.
“Ndërkohë, reforma zgjedhore duhet të kishte përfunduar me kohë si dhe të vazhdojë procesi i dekriminalizimit. Në këto aspekte dua të shpreh angazhimin tonë si LSI për të gjeneruar një klimë sa më konstruktive dhe racionale”, u shpreh Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY