Mjekja ngre dyshime për vdekjen e Adelës: Shikoni se mos dikush tjetër...

Mjekja ngre dyshime për vdekjen e Adelës: Shikoni se mos dikush tjetër ka qenë shkaktar

776
0
Shares

Mjekja Teuta Kamberi Alizoti ka patur sot një reagim publik në Fb, lidhur me ndarjen nga jeta të gazetares Adela Xhamani.
Duke ju referuar mediave (që në fakt kanë cituar burime të policisë) mjekja ka rrëzuar poshtë një lidhje mes epilepsisë dhe atakut kardiak, sikurse mund të mendohej në rastin e Adelës 31-vjeçare.
Duke sqaruar faktin që ataku kardiak nuk ka asnjë lidhje me epilepsinë, mjekja shkruan se dikush tjetër mund të ketë qenë shkaktar, por pa lënë të kuptohet qartë se çfarë nënkupton me këtë fjali.
Mjekja e mbyll postimin e saj me dy fjali që gjithashtu lënë vend për aludime:
“Për mua ajo vajzë kishte shume për të thënë.
Por nuk e lanë ta thoshte…”
Ndërkohë, policia ende nuk ka një shkak zyrtar për vdekjen e 31-vjeçares nga kavaja, mëngjesin e së dielës në banesën e saj, teksa priet vendimi e ekspertizës mjeko-ligjore.

Statusi i plotë i mjekes Teuta Kamberi Alizoti
Pallavrat e mediave..ka qene epileptike..?!
E para nuk e kam egzaminuar kurre per 25 vjet…
por edhe sikur…
pastaj…c’fare lidhje ka me atakun kardiak?!
Ta zeme se ka qene me epilepsi dhe eshte futur ne status epileptik..
do te kishte shenja goditje duke u perplasur me orendite perqark..duke qene vetem..
Shikoni se mos dikush tjeter ka qene shkaktar..
Ajo jetonte vetem..dhe policia tha nuk kishte shenja goditje..
Ku ishte mjeku ligjor..te vdesesh nga epilepsia eshte e pamundur te mos lesh gjurme…si psh urinim te pavullnetshen..kafshim te gjuhes..trauma..etj..
ky ne konteksin e nje statusi epileptik..
sipas jush…
Per mua ajo vajze kishte shume per te thene.
por nuk e lane ta thoshte…
U prehsh ne paqe zemer..
Uroj te gjehet e verteta jote..
Te jesh engjell nuk eshte keq ne kete bote te shemtuar..😣😣😣😣

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY